Aksidenti i ndodhur në qytetin e Sarandës ka dëmtuar mjetin dhe ka lënduar drejtuesin e motomjetit, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës.
Shtetasi me iniciale K. Q., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin E. F., rreth 55 vjeç.
Të lidhura
None found
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/ Informacion paraprak Më datë 03.06.2022, në fshatin Berdenesh, Sarandë, shtetasi K. Q., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin E. F., rreth 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./albeu.com
