Konferencë për media nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) prej ora 18:15, por pastaj është zhvendosur në orëN 19:30.
Sot kryeministri teknik Oliver Spasovski kërkoi nga KSHZ-ja të del në konferencë për media të publikon rezultatet e zgjedhjeve.
Ndryshe, ueb faqja e KSHZ-së pësoi kolaps prej dje në mbrëmje pas mbylljes së vendvotimeve në ora 21:00.
Nuk ka rezultate zyrtare, as nuk ka njoftim kur mund të ketë.
Procedura për prokurim të softuerit për ueb faqen e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve në të cilin dje në kohë reale duhej të publikoheshin rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka përfunduar më 8 korrik 2020, kur është refuzuar ankesa e “AjVote”, firma e cila pa probleme e mirëmbante sajtin e KSHZ-së nga viti 2006, përkatësisht nga formimi i KSHZ-së si trup i përhershëm.
