Barcelona ka një objektiv të madh për këtë merkato, që nuk është askush tjetër veçse Robert Lewandowski. Polaku e bëri të qartë në publik gjatë përqendrimit me ekipin e tij se nuk dëshiron të vazhdojë te Bayern dhe Barça po punon për inkorporimin e tij.
Nisur nga kompleksiteti i operacionit, Barça dëshiron të ketë opsione rezervë, sipas Mundo Deportivo, alternativa ndaj sulmuesit të Bayernit është Romelu Lukaku, sulmuesi i Chelseat.
Ky emër, sipas MD, do të lidhet me operacionin nga fillimi në fund. Nëse Lewandowski qëndron, Barça do të shkojë për të. Nëse ai largohet për në Barça, Bayern e ka atë në listën e zëvendësuesve të mundshëm së bashku me Sadio Mane, me të cilin tashmë operacioni është avancuar mirë. Belgu, dëshiron të kthehet në Inter si opsion i preferuar.
Barça e ka Lukakun mes kërkuesve të saj që nga ardhja e Koeman, i cili tashmë e kishte nën komandën e tij në Everton.