Partneri kompozitor, këngëtarja përkëdhelet nga kostot financiare? Gati surpriza e Gertës

Këtë të mërkurë në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ishte e ftuar Gerta Mahmutaj e cila foli për këngën e saj të re “Zemrën ma Ndali”. Këngëtarja zbuloi se kjo këngë paraprin edhe albumin e ri të saj.

Gjatë bisedës, Ermali e pyet me shaka, nëse ka kosto më të lirë për realizimin e këngëve duke qenë se këngët ia kompozon partneri.

“Po që se ke keq ti (qesh) Jemi të dy bashkëpunëtor të këngës sepse dhe tekstin e kemi shkruar bashkarisht. Të gjithë albumin me Vanin nuk do ta bëj, do realizojmë disa materiale bashkë, por unë në zemër kam shumë kompozitorë të tjerë dhe kam shumë dëshirë që në karrierën time të kem këngë dhe nga dora e tyre”.

Ajo që të gjithë pyesin është nëse Gerta do të ketë një tjetër duet me vëllain e saj.

“Gjithë kohës na e thonë pse nuk bëni një këngë bashkë. Thjesht nuk ka bërë klik ndonjë material muzikor që mund ta realizojmë të dy. Po unë nuk besoj që mund të ngelet ndonjë këngë tjetër më shumë seç ka ngel “Në ditar një dashuri”; pra nëse ne sjellim diçka të re unë mendoj që ajo që do të na identifikoj mua dhe Kledit është “Në ditar një dashuri”.

Ermali e pyet se si i ka parë formatet si Big Brother dhe nëse do merrte pjesë në sezonin e dytë të tij. Këngëtarja tha se çdo eksperiencë e ka një të mirë, dhe patjetër që BB ka pasur një ndikim pozitiv për shumicën e personazheve që kanë qenë aty brenda, ndaj sipas saj është një trampolinë e bukur.

“Po… unë jam gjithmonë e hapur ndaj eksperiencave të reja dhe ndaj gjërave që nuk i kam provuar më parë, dhe Big Brother ta provosh nuk është një eksperiencë që ti mund ta përjetosh çdo ditë. Kështu që do doja”.


Shtuar 1.06.2022 18:39