Përbërësit
400 gr file pule
200 gr spinaq
1 lugë salcë
30 gr oriz
1 kungullesh
1 patëllxhanë
Biber i zi
30 ml vaj
Hapat
Në një enë vendosim pulën e prerë në kube të vogla, pastaj spinaqin bashkë me peston e bluajmë duke ia shtuar vajin vegjetal dhe të bardhën e vezës.
Tërë këtë përmbajtje ia shtojmë pulës duke e kriposur dhe biberosur, e lëmë që të marimohet rreth gjysmë ore.
Në anën tjetër kungulleshën dhe patëllxhanin e premë hollë dhe për së gjati i vendosim në tepsi drejtkëndëshe njërën mbi tjetrën duke e mbuluar tërë fundin e tepsisë.
Pastaj pulën e marinuar e vendosim përmbi kungullesha dhe patëllxhana, tërë sipërfaqja mbulohet me po të njejtat perime.
E pjekim në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 45-50 minuta.
Ju bëftë mirë!/albeu.com