Lëvizte nëpër Tiranë me pistoletë, arrestohet 20-vjeçari shkodran (VIDEO)

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 20-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin S. T., i cili sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ka tentuar të futet në një taksi. Pasi është ndaluar, gjatë kontrollit të një çante lëkure që 20-vjeçari kishte me vete, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Lëvizte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në Komunën e Parisit, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Komuna”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. T., 20 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin S. T., i cili sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ka tentuar të futet në një taksi. Pasi është ndaluar, gjatë kontrollit të një çante lëkure që 20-vjeçari kishte me vete, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com

 


Shtuar më 1.06.2022 14:01

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş