Rudina Xhunga përballet me adoleshentin duke blerë shiringa në farmaci, denoncon fenomenin e rrezikshëm: Fëmijët, bar dhe valium!

Gazetarja Rudina Xhunga nuk ka mundur pa ndarë një rast që i ka ndodhur vetë asaj ku është përballur me një fenomen të rrezikshëm në vendin tonë, atë të përdorimit të drogës nga adoleshentët.

Ajo thotë në një postim në facebook, se farmacistja i ka treguar që fëmijët herë pas here marrin valium për të fjetur gjumë, në mungesë të drogës.

Postimi i Rudina Xhungës:

“A ju flet njeri për jetën këtyre njerëzve në këtë vend?!”, shkruan Xhunga.

Postimi i Rudina Xhungës:

Në farmaci shikoj një fëmijë 14 vjeçar, që merrte tre shiringa. Pasi doli, pyes farmacistin: -Merr drogë fëmija?

-Nuk e di,-më tha.

E pyeta sërish.

-Për çfarë i do djali shiringat?

-Nuk e di,- tha,-pse i donte!

Insistova, duke i thënë se nuk po e pyesja si gazetare, por doja të më tregonte pse i mori ai dhe a marrin të tjerë.

Më tha që po!

-Marrin.

Më tregoi më tej, që herë pas here i marrin për drogë, por ka të tjerë që marrin edhe shiringa edhe valium.

-Pse?, e pyeta.

-Sepse nëse nuk kanë drogë, marrin valium me shiringë që të flenë gjumë.

Ndjeva një trishtim të jashtëzakonshëm, mendova në çfarë vendi jetoj, që fëmijët marrin valium të flenë gjumë, sepse nuk kanë bar. Po ëndrra për jetën a kanë këto fëmijë? A ju flet njeri për jetën këtyre njerëzve në këtë vend?! Për sa e shkurtër dhe e bukur është jeta?.