Në kuadër të dialogut me Serbinë, kryeministri Hoti ka udhëtuar dje në Bruksel.
Por edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar nga zyra e Kryeministrisë, këtë detaj e ka bërë të ditur shefi i EULEX-it i cili e ka parë Hotin në aeroplan.
Përmes një postimi në Tëitter, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka lavdëruar Hotin që ka udhëtuar në klasën ekonomike e jo në atë të biznesit.
“Heqim kapelat për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili sot udhëtoi me ne në klasën ekonomike në aeroplanin Prishtinë – Vjenë dhe më pas në aeroplanin nga Vjena në Bruksel. Sa kryeministra të tjerë të Ballkanit Perëndimor do t’i kursenin të hollat e taksapaguesve në këtë mënyrë?”, ka shkruar Wigemark.
