Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e “Kavajës” në Tiranë, ku një motorr ka aksidentuar një fëmijë 6 vjeç.
I mituri u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motorri me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vëndngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
