Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me ish-Kongresmenin amerikan, Bob McEwen, dhe bashkëshorten e tij.
Në një mesazh në “Facebook”, shoqëruar me foton e takimit, Berisha e cilëson ish-Kongresmenin një mik të tijin dhe të Shqipërisë, ndërsa thekson se ka folur me të për zhvillimet në vend dhe rajon.
“Nje takim i perzemert me mikun tim te kahershem dhe te Shqiperise, ish Kongresmenin Bob McEwen dhe bashkeshorten e tij. Zhvillimet ne Shqiperi dhe ne rajon ishin temat qe diskutuam gjate takimit tone. sb”, shkruan Berisha./albeu.com