Lukaku kontakton avokatin e tij, të martën takim me drejtuesit e Interit

Takimi i parë për Lukakun do të zhvillohet të martën. Sulmuesi belg i ka besuar avokatit të tij, Sebastien Ledure, detyrën që të kontaktojë Interin dhe të përpiqet të kuptojë kufijtë e fizibilitetit për rikthimin e tij te zikaltërit.

Sezon i vështirë për Lukakun me fanellën e Chelsea, 15 gola në 44 ndeshje, shumë ndeshje në stol dhe gjithashtu shumë përplasje me drejtuesit e klubit. Kjo është një nga arsyet kryesore që sulmuesi belg kërkon të rikthehet tek Interi, pasi atje ai ishte si në shtëpi dhe duhej shumë nga tifozeria.

“Nuk duhej të shkonte ashtu siç ndodhi, pasi u largoba nga Interi. Atë ekip e kam në zemër dhe do të doja të rikthehesha të luaja atje”, shprehej në dhjetor belgu.

Lukaku dëshiron me çdo kusht të rikthehet tek Interi, madje ai ka deklaruar ditët e fundit se është i gatshëm të përgjysmojë pagën e tij dhe të heqë dorë nga bonuset, në mënyrë që dhe klubin zikaltër ta lehtësojë dhe ta ketë më të thjeshtë këtë transferim./h.ll/albeu.com