Ish-deputeti Myslym Murrizi ka bërë një reagim të ashpër pasi edhe raundi i tretë per zgjedhjen e Presidentit dështoi, që do të thotë se tanimë mazhoranca mund ta zgjedhë vetë në raundin e katërt ose të pestë.
Murrizi shkruan se teatri i pështirë ku morën pjesë të gjitha palët nga pak ka marrë fund ashtu sic ishte planifikuar nga Partia Socialiste.
Ai shton se mazhoranca do të zgjedhë vetë Presidentin pa patur nevojë për votat e deputetëtve të opozitës, pasi këtë të drejtë ja jep Kushtetuta bazuar në “pazarin e pistë PD-PS në 21 prillit 2018”.
Postimi i plotë:
Edhe neser ne ora 10:00 Parlamenti Shqiptare do te kete si kandidat per President kete drurin simpatik te pyllit te Divjakes
I gjith teatri i peshtire politik ku u perfshin te gjitha palet nga pak, mori fund ashtu siç ishte planifikuar nga mazhoranca qysh ne fillim
Te gjithe te vete ofruarit per tu perdorur si fasade nga mazhoranca ,qe hynin e dilnin si mender faktore politik neper takime me perfaqesues te rilindjes dhe derdellisnin per kushte e kritere para kamerave,ngelen si ai mbas gardhit
Tani mazhoranca deri me date 6 qershor do te zgjedh Presidentin qe ka menduar dhe planifikuar qysh ne fillim te kesaj farse konsultimesh me disa individe qe nuk jane perfaqesues ne familjet e tyre, e jo më te perfaqesojne pjese te shoqerise
Uroj qe Presidenti te mos jete thjeshte nje frymore qe ngjan me kete drurin simpatik qe une e kam quajtur si kandidat per 3 raundet e para qysh ne nisje te kesaj farse ku u bene pis pothuajse te gjithe pseudofaktoret politik nderkohe qe mazhoranca i ka votat per ta zgjedhur e vetme sipas Kushtetutes qe u be leter paçavure nga pazari i piste PD -PS i 21 prillit 2008
Kjo tregon se sa emergjente eshte prishja e ketij pazari te piste sa me shpejt dhe ndryshimi sa me pare i kodit zgjedhor ne perputhje edhe me vendimin e Gjykates Kushtetuese qe hodhi poshte ate heresin e ndyre te pazarit mes tre paleve ndyresira qe sajuan 5 qershorin e 2020 si turpin e radhes pas 21 prillit 2008
Te gjithe deputetet e opozites se soteme (63) pamvarsisht se ne sa tufa, copa, grupe apo skuadra jane ndare, qe te mos ngelen si historia me e keqe ,me e ndyre dhe me e turpeshme e opozites, duhet patjeter tu japin Shqiptareve nje KOD ZGJEDHOR ku Deputetet te zgjidhen nga VOTA e Shqiptareve, e jo nga firma e kryetareve
Ky akt do tu heq ketyre qe sot perfaqesojne opoziten ne Parlament, sado pak llumin qe kane hedhur mbi njeri tjetrin prej 1 viti qe jane zgjedhur
Ndryshe do te ngelen ne histori si llumi me i madh qe ka patur prej vitit 1991 Parlamenti Shqiptar./albeu.com