Presidenti në dorë të mazhorancës, të hënën dy seanca plenare

Është djegur edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, pasi opozita nuk solli asnjë kandidaturë.

Kujtojmë që ky ishte përcaktuar si shansi i fundit nga mazhoranca për opozitën, ndërsa ka paralajmëruar se në raundin e katërt do të jetë vetë ajo që do të propozojë kandidatët për president qe do të çohen më pas për votim në parlament.

Në raundin e katërt dhe të pestë Presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, çka do të thotë se mazhoranca i ka tanimë votat.

Sipas njoftimit zyrtar, Kuvendi i Shqiptërisë ditën e nesërme do të zhvillojë dy seanca plenare, ku në orën 10:00 do të zhvillohet seanca për votimin e tretë për zgjedhjen e Presidentit dhe në 11:00 do të vijojë seanca plenare me rendin e ditës./albeu.com