Liverpool po përgatitet t’i thotë lamtumirë Sadio Mane. Sipas raportimeve të edicionit online të AS, anësori senegalez i ka komunikuar tashmë klubit synimin e tij për t’u larguar, duke u përshëndetur edhe bashkëlojtarëve në dhomën e zhveshjes së Stade de France:
“Dua të falënderoj tifozët dhe trajnerin. Për çdo gjë, i uroj çdo të mirë kësaj skuadre”, thuhet citon gazeta. Në të ardhmen e tij duhet të jetë Bayern Munich, i gatshëm për një shpenzim të rëndësishëm për të forcuar repartin e tyre sulmues dhe për të mbrojtur veten në rast të lamtumirës së Robert Lewandowskit. /albeu.com/