Kontrata e Sadio Mane me Liverpoolin përfundon në verën e vitit 2023 dhe ai ende nuk e ka konfirmuar nëse e ardhmja e tij do të jetë me “The Reds” apo do të ndryshojë ambient.
Këtë pasiguri, Bayern Munich është një nga skuadrat që e ka “nuhatur” dhe në fakt klubi gjerman ka kontaktuar tanimë me përfaqësuesit e senegalezit, sipas Bild. Anësori e ka lënë të ardhmen të hapur dhe i pyetur nëse do të nënshkruante me Real Madridin, ai nuk e ka mohuar.
“Pyetje e mirë, por ajo që dua të them është se për momentin jam plotësisht i fokusuar në finalen e Champions League. Për mua dhe tifozët e Liverpool-it, kojo është gjëja më e rëndësishme. Pyetjes do t’i përgjigjem pas finales.” shpjegon ai për Football Daily./albeu.com