Në ndeshjen e javës së 32-të, Roma ka fituar me rezultatin 0:3 në udhëtim kundër Brescia.
Federico Fazio ishte ai që hapi serinë e golave në këtë ndeshje, atëherë kur luhej minuta e 49’.
Epërsinë e Romës e dyfishoi ylli kroat, Nikola Kalinic, i cili tundi rrjetën në mintuën e 62’, por kjo nuk ishte e tëra nga ‘Giallorossi’.
Golin e tretë për rezultatin final e shënoi Nicolo Zaniolo, 15 minuta para fundit të takimit.
Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 54 pikëve, për pozitën e pestë në tabelë.
Brescia mbetet në kuotën e 21 pikëve, në pozitën e parafundit në klasifikimin e Serie A.
