Një apartament është djegur në Shkodër. Për pasojë ka pësuar dëmtime një e moshuar, të cilën pas një ore në luftë me flakët e zjarri është nxjerrë nga banesa.
Kanë qenë shërbimi zjarrfikës, policia dhe banorët ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës nga shtëpia e saj që po shkrumbohej nga flakët. Zonja ka pësuar shumë djegie në trup dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore.