Teksa Ukraina po bën përpjekje për antarësim në Bashkimin Europian dhe presidenti Volodymyr Zelensky po bën përpjekjë që vendi i tij të marrë menjëherë statusin e vendit kandidat për në BE, duket se Holanda nuk është dakord.
Pas Macron dhe Scholtz, tani vjen edhe kundërshtimi i kryeministrit holandez Mark Rutte.
“Nuk ka shumë mundësi që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat. Shumë vende nuk janë dakord sepse do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, që kanë pritur vite për të marrë statusin”, deklaroi holandezi, që shtoi se do të jetë Komisioni Europian i pari që duhet të shprehet.
Por BE-ja sipas tij duhet t’i japë Kievit zyrtar një rrugëtim të qartë me hapa konkrete që duhen zbatuar para kandidimit.
Sipas tij, i njëjti rrugëtim duhet t’i ofrohet edhe vendit tjetër që ka kërkuar përshpejtim të statusit kandidat, Moldavisë së kërcënuar nga synimet e Kremlinit.
Kujtojmë që Holanda për disa vite u bë bllokuesi kryesor për hapjen e negociatave edhe për Shqipërinë./albeu.com/