Hakim Ziyech nis stërvitjet me Chelsea (FOTO LAJM)

Hakim Ziyech ka mbërritur në Londër për të filluar stërvitjet me Chelsean.

Skuadra e Chelseas në llogaritë e klubit në rrjetet sociale, i ka uruar mirëseardhje anësorit.

Ziyech në fillim të këtij viti ishte zyrtarizuar te Chelsea, nga skuadra e Ajax.

Nga sezoni i ri, ai pritet të jetë pjesë standarde me formacionit të Frank Lampard.

“Mirësevini te Chelsea, Hakim”, është shkruar në llogarinë zyrtare të klubit.


Shtuar 11.07.2020 14:48