Kryemadhi denoncon pak para mesnate: PS në Durrës po blen votat natën me listë (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për shtyp pak para mesnate ku ka denoncuar rastin e blerjes se votave nga PS në Durrës.

Kryemadhi ka deklaruar se patronazhistët e PS-së kanë marrë përsipër  blerjen e votave në qytetin bregdetar.

“E ndjej të arsyeshme të bëj një denoncim, sapo na mbërriti në selinë e LSI-së për transaksionet dhe operacionet e pagesave për blerjen e votave nga PS në Durrës. Ky është material ku patronazhistët e PS-së kanë marrë përsipër blerjen e votave, kanë marrë numrat e ID, qendrat e votimit, vendit e punës dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që kanë marrë. Në Durrës makinat me xhama të errëta dhe pa targa u janë drejtuar shtëpive të votimit të personave që presin për të marrë paratë” deklaroi Kryemadhi.


Shtuar 24.04.2021 23:58