Në seancën e kësaj të hënë ndaj Talo Çelës i akuzuar për grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill 2019, avokati mbrojtës i tij, pretendoi se Talo Çela ishte i paaftë për kryerjen e grabitjes.
Sipas avokatit një muaj përpara ngjarjes ai kishte pësuar një aksident, ku i ishte dëmtuar gjuri. Sipas mbrojtësit të Çelës, për të vërtetuar këtë ai kishte dhe një rezonancë, ku do kryente edhe ndërhyrje kirurgjikale.
Të lidhura
None found
Gjithashtu avokati kërkoi të merrte dëshmitar të bashkëshortet e Eldi dhe Klemend Çala që dyshohet se dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.
Gjithashtu mbrojtësi kërkoi të pyetet edhe i pandehuri Alkond Bengasi si dhe një shtetas me profesion berber, ku sipas mbrojtësit klienti i tij ishte duke u qethur ditën ngjarjes. Seanca u shty në datë 7 qershor, ku do vendoset nëse do pranohen apo jo këto kërkesa.
