Milani është zyrtarisht kampion i Serie A pas 11 vitesh pritje.
Kuqezinjtë kanë mposhtur 0-3 në transfertë Sassuolo në javën e fundit të Serie A.
Olivier Giroud në minutën 17′ kaloi në epërsi skuadrëne e Piolit, ndërsa 15 minuta më vonë dyfishori shifrat.
Milan nuk u ndal me kaq dhe në minutën 36′ arriti edhe deri te goli i tretë përmes Franck Kessie.
Milani këtë sezon grumbulluan 86 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Inter, i cili sot mposhti Sampdoria 3:0.
Ndërkohë, ky është titulli i 19 në historinë e Milanit duke parakaluar rivalët e përjetshëm Interin të cilët kanë 18. /albeu.com/