Presidenti i KiE mbështet “Open Balkan”: Sa më shumë vende të bashkohen aq më shumë forcohet ekonomia juaj

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë është shprehur se mbështet “Open Balkan” dhe shtoi se sa më shumë vende të Ballkanit Perëndimor të Bashkohen, aq më të mëdha janë mundësitë e forcimit të ekonomive.

“Në vend ka padurim për këtë çështje, për të kaluar këtë pengesë e për të nisur sa më shpejt negociatat. Ja kam thënë kryeministrit, do kemi një mbledhje të fundit të presidencës franceze për të zgjidhur këtë situatë. Shpresoj me gjithë zemër që në javën e parafundit të qershorit ta bëjmë këtë gjë. Pozita e kryeministrit është plotësisht e arsyeshme lidhur me këtë. Sa i përket ‘Open Ballkan’ unë personalisht e mbështes dhe uroj që të gjithë ti bashkohemi kësaj nisme, se sa më shumë të jenë aq më të mëdha do jenë mundësitë për të forcuar ekonominë dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE, me paketat financiare”, tha Michel./albeu.com