Nga Anglia: Pogba kishte marrëveshje me Guardiolën

Paul Pogba është bërë një nga ata lojtarë që ka filluar të përflitet shumë kohët e fundit.

Për mesfushorin ka disa interesime nga klube të rëndësishme të Evropës. Juventus, Manchester City dhe PSG ishin ekipet e para që treguan interes për të.

“The Times” raporton se Pogba ka refuzuar kalimin e tij te Manchester City për mos u shkaktuar dëm tifozëve të United duke kaluar te rivalët e tyre.

Mediumi anglez thotë se Pogba kishte arritur një marrëveshje me Guardiolën, por në fund preferoi të mos tradhëtonte klubin e tij.

Tashmë thuhet se ai ka një kontakt intensiv me Juventus, me PSG që shihet si alternativë e dytë./h.ll/albeu.com


Shtuar 20.05.2022 08:20