Sot është një ditë e vecantë për Marina Vjollcën pasi sot ajo feston 32- vjetorin e lindjes.
Ka qenë bashkëshorti i saj, Getoar Selimi i cili ka bërë urimin e ëmbël në rrjetet sociale për Marinën duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen gruas time të dashur dhe nënës së engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi ndërtuar bashkë”, bashkë me foton e Marinës me vajzën e tyre.
View this post on Instagram
Nuk ka munguar dhe urimi i motrës se saj Luanës e cila ka bërë urimin me një video kur të dyja ishin të vogla dhe performonin në skenë.
Cifti i njohur i showbizit mirëpritën në jetë vitin e kaluar vajzën e tyre Marget Selimi dhe duken mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.
Moderatorja ka folur edhe për jetën e saj private, veçanërisht martesën me Getoar Selimin, dhe sipas saj dashuria mes tyre vazhdon të jetë po njësoj si ditën e parë. Ajo shton se deri më tani martesa e tyre nuk duket fare monotone dhe mendon se nuk do të ndodhë kurrë diçka e tillë për sa kohë të dy kanë qëllime dhe ide të njëjta për njëri-tjetrin./albeu.com