Mesfushori danez, Cristian Eriksen u rikthye në Premier League gjatë merkatos së janarit, teksa u transferua te skuadra e Brentford.
Pas problemeve me zemrën që pati gjatë kampionatit Euro 2020, ish-lojtari i Interi u rikthye të luajë, teksa me Brandford ka arritur të shënojë një gol, ndërsa ka dhënë edhe 4 asiste.
Paraqitje këto që kanë bërë që tashmë interesime për të ketë edhe nga skuadra të tjera, të cilat kërkojnë shërbimet e mesfushorit danez, i cili me shumë gjasa do të largohet nga skuadra angleze gjatë merkatos së verës.
Vetë mesfushori danez ka pranuar se ka disa oferta të rëndësishme në tavolinë, duke paralajmëruar kështu largimin nga skuadra e tij aktuale.
“Nuk mendoj se ka futbollistë që mund të vendosin vërtetë vetë se me kë klub do të luajnë. Janë shumë kritere që hyjnë në lojë në këto situata. Në nivelin personal unë kam disa oferta të ndryshme dhe do të vlerësoj se kush është më e mira për mua. Më pas do të marr edhe vendimin tim”.
“Po, do të më pëlqente të luaja përsëri në Ligën e Kampionëve. E di se sa i rëndësishëm dhe argëtues është si garë, por në të njëjtën kohë nuk është thelbësor”, tha Eriksen.
Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Manchester United kanë shprehur interesim për danezin në Ligën Premier, derisa edhe Ajax po tenton rikthimin e tij./ h.ll/albeu.com