Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Shqipja u surprizua nga një djalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai i kishte blerë dy yje në qiell dhe i kishte shkruar një pusullë: Shqipe thonë se errësira është mungesa e dritës por yjet i japin dritë errësirës ashtu si sytë e tu. Prandaj mos ma kurse shikimin tënd, pasuria që ke ti brenda vetes është më e madhe se pasuria që ndjekin të pavërtetët. Shembulli më i mirë i shoqërisë është njeriu i drejtë dhe i vërtetë që ka modestinë të kërkojë mos të merret si shembull. Nëse sot ti njihesh në botë, nga ky moment emri yt le të jetë i gdhendur në qiell deri në momentin e fundit. Hape pakon do e kuptosh.