Konfirmohet! Makina e djegur në Vlorë u përdor nga autorët, gjendet brenda “kallashnikovi”

Pasditën e sotme në Vlorë u tentua të eliminohej Nikollaq Cepajt, i cili vetëm 3 ditë më parë kishte dalë nga qelia për një plagosje.

Pas atentatit ku u plagos dhe nipi i personit në fjalë, u gjet e djegur një makinë e cila u dyshua se mund të jetë përdorur nga autorët.

Të lidhura

None found

Pas gjetjes së makinës dhe shuarjes së flakëve, është konfirmua se makina në fjalë është makina e përdorur në atentat pasi brenda saj është gjetur arma e tipit “Kallashnikov”.

Mjeti i gjetur është një tip “Benz Mercedez” me targë ‘AA918OU’ dhe në distancë kohore vendi ku është djegur është rreth 20 minuta nga vendi ku është bërë atentati.


Shtuar më 18.01.2020 20:24