Berisha zbulon bisedën me Bashën: Më tha se nëse nuk më përjashtonte do kishte pasoja, si u përgjigja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur ditën e sotem fushatën për kryetar të Partisë Demokratike nga qyteti i Elbasanit.

Ai foli për ndryshim në vend dhe tha se qëndrimi i tij kishte në themel si energji dashurinë për këtë vend dhe për këtë komb. Berisha ka zbuluar bisedën me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, ku i kërkohej përjashtimi i tij nga PD.

Miqtë e mi unë e kuptoj se shumë debate ka pasur mbi qëndrimin e Sali Berishës dhe jam i bindur se jo të gjithë e kanë pasur të qartë se ky qëndrim në mënyrë absolute kishte në themel si energji dashurinë për këtë vend dhe për këtë komb dhe kjo ishte forca ime. E ka shpjeguar në keqinterpretim Lulzim Basha njëherë këtë gjë. Në një bisedë me të më tha se po qe se nuk e përjashton Sali Berishën, fëmijët e tij do kenë këto dhe ato pasoja. Pastaj i them unë, pastaj më tha nëse nuk e përjashton, PD do ketë këto-këto pasoja. Pastaj i them unë, po edhe Shqipëria do ketë. Po i them unë që të gjitha këto le të bëhen sepse fëmijët e mi, PD, kombi im dhe vendi im më të keqen kanë turpërimin, kanë përccmimin, kanë nënshtrimin dhe atë unë s’mund ta pranoj kurrë”, tha Berisha./albeu.com