COVID-19 në Shqipëri ka marrë jetën e dy mjekëve ndërkohë se fundmi mësohet se pozitive me koronavirus kanë dalë edhe dy mami.
Mësohet se dy mami në Elbasan kanë rezultuar pozitivë pas testeve të realizuara në Institutin e Shëndetit Publik.
Ato punonin në pavionin e aborteve, dhe menjëherë pasi kanë dalë pozitive ky shërbim është mbyllur në qytetin e Elbasanit.
Pjesa tjetër e stafit është karantinuar, ndërsa mamitë janë transportuar në Spitalin Infektiv, në Tiranë. /albeu.com/
