Këngëtari Robert Aliaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ai ka komentuar moskualifikimin e Shqipërisë në finalen e Eurovizionit, duke fajësuar Radio Televizionin Shqiptar dhe mënyrën se si e përzgjedh përfaqësuesin e vendit tonë.
Aliaj shkruan se uron që tu jepet fund qokave dhe që Festivali i Këngës në RTSH t’i nënshtrohet një reformimi të thellë e gjithëpërfshirës. Artisti shton se në një radio kishte dëgjuar që moderatori thoshte se nuk do të donte që fëmijët e tij të shikonin performacën e këngëtares shqiptare.
“Fikni televizorin kur të transmetohet kjo performancë mu…ti”, acarohet këngëtarja shqiptare. Ky nuk eshte komenti im eshte koment i nje reviste frankofone dhe nuk eshte i vetmi. Koha qe RTSH te marre pergjegjesite e veta dhe ti jape fund metodave korruptive alla shqiptarçe ne lidhje me perfaqesimin tone ne Eurovizion. Sot ne nje tjeter radio prestigjoze flamandofone spikeri duke komentuar Eurovizionin, u shpreh qe nuk do te deshironte qe performancen shqiptare ta shikonin femijet e tij duke e komentuar ate si nje perfaqesim te pa pershtatshem dhe vulgar. Stop me qokat dhe nivelin skandaloz te festivalit te kenges shqiptare, ngjarjes më te madhe muzikore te vendit. Koha per ndryshim. Une dua te besoj qe duke filluar nga edicioni i ketij viti, festivali i kenges ne radio-televizion t’i nenshtrohet nje reformimi te thelle, gjithperfshires dhe te sinqerte,”- shkruan Aliaj.