I kujton përgjimet e Manjës, Rama kapet me gazetarin dhe i “kthehet” me shprehjen e gjyshes

Pyetjes së gazetarit se pse Ulsi Manja që ka dalë në përgjimet e BIRN, nuk ndodhet para drejtësisë, por është ministër i Drejtësisë, kryeministri Edi Rama i është shmangur duke u marrë me mënyrën e të shprehurit të gazetarit.

Gazetari: Morali është një aspekt i rëndësishëm, ndaj dua t’ju pyes sa e moralshme është për ju që t’i bëni këto kërkesa SPAK, ku në krahun tuaj ndodhet Ulsi Manja që në përgjimet e Bild të dosjes 184, e dëgjohet të thotë se premton favore ndaj Robert Agës, ish-drejtorit të Komisariatit të Dibrës, ‘na duhesh për më nalt o burrë’, ‘na themi për më nalt o burrë’, sot Manja është këtu pranë jush është Ministër i Drejtësisë nuk është nën hetim dhe në asnjë institucion të vuajtjes së dënimit

Rama: Po pse qesh kur e thua këtë, bëre një lloj diskursi këtu që është jashte etikës profesionale. Pse qesh kur reciton?

Gazetari: Etikën profesionale nuk mund të ma tregoni ju. Se në pikturë mësohet më shumë se në gazetari.

Rama: Gjyshja ime thoshte: “Në gojën e budallenjve, e qeshura është me bollëk”. Kjo është përgjigja ime për ju./albeu.com


Shtuar 11.05.2022 12:09