Rama: Kam udhëhqur reformën më të madhe në historinë e Shqipërisë

Në konferencën për mediet në selinë e PS, kryeministria Rama tha se ka udhëhequr reformën më të madhe në Republikën e Shqipërisë që nga koha e Mbretërisë.

“Kjo nuk është puna jonë në radhë të parë se është habi e madhe të flitet me këtë gjuhë. Kush na e ka ngarkuar ne? Na e ka ngarkuar Kushtetuta, populli? Jo, ne nuk kemi detyrë të bëjmë punë te drejtësisë. Se çfarë kam bërë unë po e them pa asnjë dyshi, kam udhëhequr reformën më të madhe të drejtësisë në Shqipëri. Edhe të mbretërisë po të doni, para se të ishte Republikë. Të cilën e kemi bërë ne me mbështetjen e BE dhe SHBA. po të mos donim ne dhe po mos isha në një gjatësi vale me liderët e tjerë apo të vegjël të politikës shqiptare kjo nuk ndodhte, ta harronit. PS nuk bën politikë me draftin e reformës”, tha Rama./albeu.com

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1377071392759898