Finalja e Kupës së Italisë, Inzaghi: Dua trofeun, kam një ekip që lufton deri në sekondën e fundit

Në prag të Kupës së Italisë nga stadiumi Olimpic i Romës, ku nesër pret një finale ndërmjet Interit dhe Juventusit, Simone Inzaghi ka folur në konferencë për shtyp.

Çfarë do të thotë të jesh këtu për të luajtur finalen?

“Është një krenari e madhe, është një finale që do të transmetohet në të gjithë botën. Për mua në finale nuk ka receta të sakta për të fituar, duhet luajtur me zemër, duhet agresivitet dhe vendosmëri duke ditur që kemi një kundërshtar të fortë. Duhet të japim 110% për të ngritur trofeun e dytë të sezonit.”

A është java më e rëndësishme e karrierës suaj?

“Është e rëndësishme për të gjithë këtë javë. Ne e dimë se çfarë kemi bërë me stafin në këtë rrugëtim. Për shkak të rrethanave pritshmëritë janë rritur por ne i mirëpresim. Ne e fituam trofeun e parë në janar, por në futboll duhet të shikojmë gjithmonë nga e ardhmja.

Kjo e nesërmja është një finale shumë e rëndësishme, pasi të mbarojmë këtë finale, do të përgatitemi për të luajtur edhe dy finalet e tjera në Serie A.”

Çfarë do të duhet për të fituar?

“Është një finale, detajet do të bëjnë diferencën. Ne e njohim njëri-tjetrin, e dimë që në të dyja palët do të ketë shumë cilësi dhe do të duhet të menaxhojmë detajet”.

Sa e vështirë është të përqëndrohesh vetëm te e nesërmja?

“Ne e thamë qartë më parë, folëm për këtë në mëngjes me skuadrën. Duhet të jemi të mirë për ta lënë kampionatin mënjanë, nuk është e lehtë dhe ndoshta nuk do të kishim dashur ta luanim tani këtë finale por pas dy ndeshjeve të kampionatit.

Por nuk ka problem, kam një ekip të përgatitur dhe i cili luan deri në sekondën e fundit”.

Jeni njëriu i Kupës, ndjen më shumë përgjegjësi se në ndeshjet e tjera?

“Le të themi se finalet janë të gjitha shumë të rëndësishmë, unë pata fatin të luaja disa si trajner. Nuk mendoj se ka një recetë të sajtë për të fituar një finale. Ne e dimë që kemi një kundërshtar të fortë përballë, kështu që detajet do të jenë ato që do të bëjnë diferencën. Por unë dua të them që dua të fitoj këtë finale, dua Kupën e Italisë”./ h.ll/albeu.com