Horoskopi javor nga Paolo Fox, këtyre shenjave do t’u buzëqeshë fati gjatë datave 9-15 maj

Dashi: Gjatë këtyre ditëve dikush është bërë shkak që të distancoheni nga njerëzit tuaj të dashur, ndoshta duke thënë diçka që nuk ju ka pëlqyer. Por më në fund ka ardhur koha të sqaroheni, sidomos kur bëhet fjalë për ndjenjat. Java do të jetë e mbushur me surpriza. Të reja do të keni edhe në fushën e studimeve ose në projektet që do të merrni përsipër brenda pranverës.

Demi: Hëna do të jetë e favorshme këtë javë, por edhe planetët e tjerë s’do të mbeten pas. Ndonjëherë duhet të përjetoni emocione të forta që të shkundeni nga apatia ku keni rënë dhe këto do t’jua dhurojë Venusi, i cili do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj. Kush ka mbyllur një histori dashurie në vitin 2021, tani ka shansin të marrë veten. Për çdo rast, hidhini sytë rrotull, sepse kjo është një periudhë me fat.

Binjakët: Më në fund Venusin nuk do ta keni më kundërshtar. Sekush duhet të bëjë zgjedhjet e veta në jetë, të vendosë se shembullin e kujt do të ndjekë. Zgjedhjet bëhen në përputhje me nevojat. Tani keni më pak telashe dhe më shumë mundësi që të përjetoni ndjesi pozitive. Maji është muaji i dashurive të mëdha ose i shërimit të shpirtit. Kush është mbyllur në vete, duhet të shkurtojë distancat me personin e zemrës.

Gaforrja: Nuk do të ndiheni shumë mirë shpirtërisht gjatë këtyre ditëve, ndokush mund të ketë dyshime për ndjenjat e veta. Edhe ata që janë çift do ta vënë në pikëpyetje lidhjen e tyre. Ruhuni nga fjalët, mos bini pre e thashethemeve apo xhelozive të të tjerëve, sepse ndonjëherë ato ndikojnë më keq se vetë mungesa e dashurisë apo ndarja.

Luani: Marsi dhe Venusi janë kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, prandaj ndiheni të gatshëm për të nisur një lidhje të re. Tregoni kujdes për çështjet ekonomike apo atyre që kanë lidhje me punën. Mund të lindë nevoja të rishikoni disa projekte e ndoshta duhet të angazhoheni më shumë në sektorë të tjerë. Tani është ora e shpagimit.

Virgjëresha: Venusi është në pozicion interesant së bashku me Hënën e favorshme, veçanërisht gjatë orëve të para të ditës. Mundohuni të anashkaloni gjërat që ju bezdisin dhe të kërkoni zgjidhje të reja. Venusi do të favorizojë për takime të vetmuarit, pastaj do të vendosni ju në do të përfitoni nga kjo mundësi. Kush do që të përjetojë një dashuri më shumë fizike sesa shpirtërore, nga frika e vuajtjes, në mënyrë të pavetëdijshme po kërkon lidhje të ndërlikuara.

Peshorja: Duhet që patjetër të sqaroni një situatë në të cilën ndodheni. Në punë keni një konflikt, por jo për fajin tuaj. Me siguri shkak është bërë një person paksa i çmendur ose jeni pjesë e një grupi njerëzish, me të cilët është e vështirë të kuptohesh. Në dashuri mund të keni të reja, por bëni kujdes nëse keni ndër mend të nisni një bashkëjetesë.

Akrepi: Zgjedhjet që do të bëni në sferën e dashurisë gjatë këtij muaji do të jenë më të rëndësishmet. Ndokush prej jush ka përjetuar emocione të forta dhe zor se mund t’u rezistoni ndjesive të bukura. Gjatë javëve në vazhdim situata do të vijë duke u përmirësuar. Venusi do të fillojë transitin në shenjën tuaj. Më të fituarit do të jenë ata që janë vetëm prej shumë kohësh.

Shigjetari: Sa herë ndodheni përpara vështirësive, ju e gjeni forcën për të  reaguar. Ju pëlqejnë shumë udhëtimet, prandaj do të ishte gjynah të mbylleshit në shtëpi, tekefundit, nuk është në natyrën tuaj. Por nëse ju ndodh të mos dilni nga zona juaj e rehatisë, është për shkak se një person ose e shkuara ju bëhet pengesë. Zemra kërkon emocione dhe ndjesi të reja.

Bricjapi: Të lindurit e shenjës suaj pëlqejnë që të bëjnë vazhdimisht ndryshime. Sa herë që mendoni të hidhni një hap të rëndësishëm, e llogarisni mirë. Ndonjëherë është e nevojshme që të ndërroni  vendin e punës, të lidhni marrëdhënie me ortakë të rinj, ose të ndryshoni mënyrën e jetesës. Një ëndërr mund të bëhet realitet.

Ujori: Ndjeni nevojën që të transferoheni diku tjetër ose të ndryshoni mënyrën e jetesës, në varësi kjo edhe të moshës suaj. Nuk përjashtohet mundësia që dikush të rinisë një bashkëpunim të hershëm, ose një aktivitet që e ka ndërprerë prej kohësh. Është me vend që të ndryshoni strategji. Nëse nuk keni reaguar në kohë për diçka për të cilën nuk keni qenë dakord, tani është e kotë ta bëni. Ata që duan t’i japin fund një marrëdhënieje nuk do ta kenë të vështirë të thonë “mjaft”.

Peshqit: Venusin do ta keni kundërshtar. Edhe pse nuk është e lehtë që të zgjidhen problemet e dashurisë, mund të përpiqeni gjithsesi që gjërat të shkojnë më mirë. Bëni kujdes në vendin e punës, sidomos aty ku ka vatra të hapura konflikti. Faleni ndonjë gënjeshtër të vogël, ndërkohë që ju vetë nuk keni asgjë për të fshehur dhe prandaj nuk keni nevojë të shfajësoheni.