Sula ka shprehur gatishmëri të dorëhiqet nga posti i deputetit nëse në Peqin është investuar 1 metër asfalt këto 9 vite.

“Bashkia e Peqinit është bashkia më e diskriminuar nga qarku i Elbasanit. 6 të tjerat kanë përfituar nga Rilindja urbane ndërsa ajo nuk ka përfituar as edhe një qindarkë. Problematika atje është e madhe. Janë 3 muaj pa marrë rrogat në bashkinë e Peqinit. Nuk keni dërguar asnjëherë fonde. Nëse në Ukrainë Rusia ka sulmuar Mariupolin, kjo është gjendja e Peqinit, hapni sytë. Kalohet vetëm me zetor. Shikoni gjendjen e tregut, fshatrat, rrugët.  Po ju sfidoj nëse do të gjeni për 9 vite në Peqin një investim asfalt apo diçka tjetër unë iki nga posti i deputetit”, tha ai./albeu.com