Të afërmit e Kylian Mbappe dhe menaxhmenti i Real Madridit do të takohen në javën e ardhshme për të diskutuar në lidhje me një transferim të mundshëm të francezit.
Futbollisti vazhdon të jetë njëra ndër “pikat e nxehta” të merkatos së madrilienëve, por që ende nuk ka asnjë marrëveshje në mes të palëve.
Përkundër dëshirës së lojtarit që t’iu bashkohet “Los Blancos”, transferimi i tij, të paktën ashtu siç po raportohet në mediet e huaja, po ngecë pas dëshirës së babait të lojtarit për të mbetur te Paris Saint German.
Kontrata e Mbappe skadon në këtë verë, por lojtari ende nuk ka vendosur përfundimisht nëse do të ndërrojë ambient ose jo.
Mbetet të shihet se çka do të sjellë takimi i javës së ardhshme sa i përket të ardhmes së sulmuesit.