I biri i dy balerinëve, e gjeni dot kush është personazhi që ndau publikun shqiptar në dysh (FOTO LAJM)

Bëhet fjalë pikërisht për fituesin e “Big Brother VIP”, Ilir Shaqirin. Balerini është jo rastësisht në këtë profesion pasi ai është i biri i Estref Shaqiri, balerin solist i Teatrit të Operas dhe Baletit Tiranë dhe i Mukades Erebara, gjithashtu balerinë e parë në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother”, Iliri ndau publikun shqiptar në dysh ku një pjesë ishte krah tij dhe një pjesë krah konkurrentit të tij të fortë me të cilin shkuan në finale, Donaldit.

Por balerini arriti të triumofjë.

Së fundmi ai është bërë nostalgjik dhe ka ndarë me ndjekësit një foto të vjetër. Teksa ka uruar vëllain e tij me rastin e ditëlindjes, fituesi i

“Big Brother VIP” ka publikuar një foto që është shkrepur kur kanë qenë shumë të vegjël.

“Mos u habit, u rrite vllaçko”, ka shkruar balerini krahas fotos. Kujtojmë që pasi doli nga shtëpia e famshme, ku qëndroi për katër muaj, Iliri ka vendosur që të jetojë në Shqipëri ku dhe është angazhuar me disa projekte./albeu.com/