Pas daljes nga Big Brother, Ardit Çuni ka bërë një lobim të madh për të nxjerrë Einxhel nga shtëpia. Që brenda ata nuk kishin patur marrëdhënie të mirë, por më pas marrëdhënia e tyre u thye komplet. Einxhel ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, teksa ato kanë bërë një lidhje me skype me Ardit Çunin.
Einxhel e ka nisur me baututë ku ka thënë se kishte një pyetje për Arditin edhe pse s’flasin e ai e ka sharë e komentuar për keq. Ndonse Arditi thjesht ka qeshur e ka heshtur, kaq ka mjaftuar që moderatoret të thonë se më në fund ata të dy u pajtuan.
Edhe pse nuk e dimë nëse marrëdhënia e tyre do të vazhdojë tani e mbrapa apo do të mbetet vetëm aq, pasi siç Einxhel u shpreh ata janë dy njerëz profesionistë.