Sot Bashkimi Europian zbuloi paketën e re dhe të gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë që përfshinte embargon e naftës ruse. Por, cili është qëndrimi I Kremlimit për këtë raund të ashpër të sanksioneve ekonomike të BE-së?
Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, thotë se veprimi ndëshkues, i cili përfshin një ndalim përfundimtar eventual të importeve të naftës ruse, është një armë “me dy presa”.
“Kostoja e këtyre sanksioneve për qytetarët e Evropës do të rritet nga dita në ditë,” thotë ai.
Peskov thotë se Kremlini po shikon “opsione të ndryshme” për përgjigjen e tij ndaj sanksioneve të reja.
Sigurisht, do të duhet të duket e vështirë: BE-ja përbën gati gjysmën e eksporteve të naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës të Rusisë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters./albeu.com