Partizani thyen Kukësin mes tensionit dhe “blindon” vendin e tretë

Partizani i ka marrë vendin e tretë Kukësit, pasi e ka mposhtur sot me rezultatin 2-1 në shtëpinë e vet dhe tani ka tre pikë diferencë mes dy skuadrave.

Dueli ishte i ndezur që në fillim, me të dyja skuadrat që kërkonin fitoren. “Demat” ishin më konkretë dhe arritën ta zhbllokonin ndeshjen në minutën e 26-të, me një goditje me kokë të Stenio Junior.

Partizani kishte mundësinë të dyfishonte që në aksionin pasardhës, me Skukën, i cili u ndal nga shtylla pingule. Gjithsesi skuadra e Dritan Mehmetit u shpërblye pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë.

Sërish Stenio Junior shënoi me kokë, pas një krosimi të Skukës. 0-2 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa e dyta nisi me gol. Këtë herë ishte Kukësi që realizoi.

Edy Basa u ndal nga shtylla dhe topi i gjuajtur prej tij shkoi te Milunovic, i cili nuk gaboi dhe e ndëshkoi Partizanin. Në fund pati edhe dy kartonë të kuq, teksa Lika në stol dhe Maguette në fushën u ndëshkuan.

Kukësi u mundua më pas të shënonte golin e barazimit, por nuk ia doli dot edhe pse Lulaj e Bahtiri iu afruan në shtesë. Në minutën e fundit pati edhe një të kuq për De Lucas të verilindorëve. /h.ll/albeu.com


Shtuar 3.05.2022 19:05