Zelensky “i thur lavde” Nënë Terezës në Kuvendin e Shqipërisë: Është shembull!

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përmendi edhe Nënë Terezën.

Zelensky tha se Nënë Tereza është si shembulli më i mirë për dashurinë ndaj njerëzimit.

Ai shtoi se Shqipëria nuk e mendoi dy herë se cilin popull do të mbështesnin kur Rusia pushtoi Ukrainën.

“Kujtoj Shën Terezën, shqiptaren që është kthyer në simbolin dashurisë ndaj njerëzimit në të gjithë botën. Ajo e mësoi njerëzimin që të mposhtë të keqen. Unë besoj se duke punuar sëbashku me gjithë europianët ne do të jemi në gjendje që ta ndalojmë këtë luftë dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen”, tha Zelensky./albeu.com/


Shtuar 3.05.2022 13:24