Kompania që prezantoi në botë Mini Cooper -in legjendar po hyn me guxim në tregun e makinave elektrike me dy rrota. Cooper Bikes, një divizion i prodhuesit britanik të makinave, ka lançuar katër modele, të pajisura me një sistem motorik Zehus Gen2 dhe teknologjinë KERS.
Makinat e Formula 1 përdorin këtë teknologji për të ngarkuar bateritë – duke mbledhur energjinë e gjeneruar nga frenimi, transmeton Express. Makinat me dy rrota Cooper punojnë në mënyrë të ngjashme, ndërsa bateritë karikohen kur frenoni ose kur ktheni pedalet mbrapa.
Njësia e fuqisë karikohet 100% në tre orë, ndërsa shpejtësia maksimale është 25 km / orë. Megjithëse teknologjia KERS në teori ofron autonomi të pakufizuar, kompania deklaron 60 kilometra distancë me një karikim të vetëm. Katër biçikletat janë Cooper CS-1E, Cooper CG-7E, Cooper CL-7E dhe Cooper CR-7E.
Çmimet fillojnë nga 2,399 €.