Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili hedh poshtë digjitalizimin e shërbimeve që i ofron Edi Rama qytetarëve nga sot, 1 maj duke i quajtur ato një akt mafioz.
Vasili thekson se edhe sot e kësaj dite drejtësia e qeverisë nuk ka çuar para drejtësisë as edhe një zyrtar të vetëm.
Nënkryetari thekson se të dhënat e qytetarëve jo vetëm që s’mbrohen, por shpërdorohen kriminalisht nga duart e mafies qeveritare rilindase në pushtet, siç bëri edhe me skandalin e të dhënave personale që u publikuan kohë më parë.
Statusi i Vasilit
SKANDALI pa fajtore i te dhenave personale, hedh poshte Digitalizimin mafioz te Rames!
Miliona te dhena personale te qytetareve dolen sheshit qe nga :
? Karta identiteti
? Numra tefoni
? Rroga
? Targa makinash
Edhe sot e kesaj dite Drejtesia me Regji nuk ka çuar perpara drejtesise as edhe nje zyrtar te vetem. Perkundrazi Drejtesia me Regji, per turpin e saj thirri ne menyre te turpshme gazetaret Andi Bushato dhe Armand Shkullaku.
Ky turp u zgjidh vetem nga Strasburgu ku Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi Shqipërinë të mos zbatojë urdhrin për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të publikimit te Lapsi.al, duke pranuar ankimimin e gazetarëve të Lapsit me urgjencë. Rama sot bertet se gjoja Digitalizoi sherbimet dhe te tjera te dhena shteterore.
Por keto miliona te dhena jo vetem qe nuk mbrohen e nuk do te mbrohen qellimisht, por perkundrazi shperdorohen dhe do shperdorohen kriminalisht nga duart e mafies qeveritare rilindase ne pushtet sic beri edhe ne 25 prill e me pas!
P.S. Fjala ne parlament gjate Raportimit te Komisionerit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale./albeu.com