Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë pasditen e sotme qytetin e Tiranës ku janë shkaktuar edhe probleme.
Reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në zonën e Unazës së re, pranë ish-uzinës së autotraktorëve.
Shiu është pasur edhe me rrëshqitje dherash në këtë aks duke e bërë të rrezikshme lëvizjen e automjeteve.
Në vetëm pak minuta shi edhe “Rruga e Kokonozve” në kryeqytet është përmbytur./albeu.com