Aktorja e njohur Angelina Jolie ka surprizuar ukrainasit duke u shfaqur në një kafe në Lviv të shtunën.
46-vjeçarja Jolie tërhoqi vëmendjen ndërsa paraqitej e veshur thjeshtë në një bar-kafe ndërsa videoja u publikua nga Maya Pidhorodetska në Facebook.
“Asgjë e veçantë. Thjesht Lviv. Thjesht shkova të pija një kafe. Thjesht Angelina Jolie,” shkroi ajo në gjuhën vendase pasi e kishte filmuar aktoren e cila edhe e përshëndeti.
“Ukraina thjesht po mbështetet nga e gjithë bota,” shkruhej më tej në postim.
Angelina Jolie u përshëndet nga fansat e saj ndërsa lëvizte në qytetit ukrainas, kurse forcat ruse janë mbledhur në lindje të vendit për një sulm të radhës. Nga pamjet publikuara, këngëtarja shihet edhe due dhënë autografe për admiruesit në Ukrainë. /albeu.com/