Një person ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Vlorës, pasi ishte nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se i moshuari F. H., 72 vjeç ndodhej pranë shkollës së Marinës së bashku me gruan e tij në Vlorë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Njoftimi
Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.
