E kërkonte Interi, PSG “blindon” mbrojtësin anësor

Layvin Kurzawa u mendua i larguar nga skuadra e PSG.

Mbrojtësi ishte në fund të kontratës së tij dhe nuk kishte marrëdhënie të mira me drejtuesit e klubit. Ai kishte disa krisje me krerët e francezëve.

Drejtori Leonardo duket se ka sheshuar gjithçka, pasi futbollisti i kombëtares franceze ka firmosur për 4 vitet e ardhshme. Ai rinovoi kontratën dhe do të jetë me kampionët e Francës deri në vitin 2024.


Shtuar 30.06.2020 06:49