Hepatiti akut te fëmijët në Shqipëri? Bino: Nuk kemi ende raste, por po ndjekim situatën

Hepatiti akut te fëmijët është kthyer në një shqetësim për mjekët në të gjithë botën. E pyetur në lidhje me prezencën ose jo të këtij virusi në Shqipëri, Silva Bino tha se deri më tani nuk ka raste të zbuluara në vend.

“Për sa përket hepatitit kemi marrë njoftime të reja nga OBSH. Ne nuk kemi të dhëna ende në vendin tonë. Rastet më të shumta janë në SHBA për momentin. Është një situatë që po monitorohet në botë. Ne kemi ngritur alertin dhe po e monitorojmë situatën. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë shqetësuese në vend për këtë virus”, tha Bino.

 


Shtuar 26.04.2022 11:28