Miku i Georgina Rodriguez zbulon si është gjendja e familjes pas humbjes së djalit

Disa ditë më parë, Cristiano Ronaldo dha lajmin e hidhur se një nga binjakët e tij të porsalindur ndërroi jetë. Ndërsa tani që vajza shkoi në shtëpi për herë të parë, kanë reaguar miqtë e çiftit.

“Ka qenë një javë shumë e trishtë. Është një foto shumë e bukur por ka edhe shumë trishtim. Ne prisnim dy njerëz të vegjël dhe nuk rezultoi ashtu. Nuk do të them asgjë sepse ata kanë kërkuar privatësi, por djali ishte një person ishte shumë i dashur për ta”, tha Ivan për programin televiziv spanjoll “Ya Son las 8”, ka deklaruar një mik i afërt i Georgina Rodriguez, Ivan Garcia.

Më tej, ai është shprehur se Georgina është shumë e fortë.

“Ajo gjithmonë ka thënë se fëmijët e saj janë të parët dhe ajo do t’i japë vajzës gjithë dashurinë. Georgina është shumë e fortë dhe ajo e di që jemi të gjithë këtu për atë. Unë e di se rrethi i saj i familjes dhe miqve do ta ndihmojnë. Shpresoj se së shpejti do ta shohim sërish të buzëqeshur”, shtoi Ivan./h.ll/albeu.com


Shtuar 25.04.2022 21:55